Deklarata e profesorit Enver Hasani se Aneksi i Ohrit i vitit 2023 është “detyrimi më i rëndë dhe më i poshtër ndërkombëtar i Kosovës që nga Kuvendi i Prizrenit i vitit 1945” dhe se përbën “një tradhti ndaj Kosovës, pa asnjë dyshim”, ka ngjallur reagimin e veprimtarit shqiptar në SHBA, Agim Aliçkaj.
Hasani ka deklaruar gjithashtu se është i sigurt që kryeministri Albin Kurti “është duke ikur nga Aneksi i Ohrit”.
Pikërisht ndaj këtyre vlerësimeve ka reaguar ashpër Aliçkaj, i cili e kundërshton interpretimin e Hasanit dhe e akuzon atë se ose po gënjen me qëllim, ose nuk ka lidhje me diplomacinë.
Në reagimin e tij në Facebook, Aliçkaj mbron marrëveshjen dhe qasjen e kryeministrit Kurti, duke argumentuar se ajo, sipas tij, është në interes të Kosovës, transmeton “Bota sot”.
Më poshtë është reagimi i plotë i tij:
OSE RRENË ME QËLLIM OSE NUK KA LIDHJE ME DIPLOMACI #EnverHasani
Kryeministri Albin Kurti nuk frikësohet nga asgjë dhe as që ka arësye të frikësohet nga Marrëveshja e Brukselit-Aneksi i Ohrit.
Kjo marrëveshje është më e mira e mundëshme në rrethanat e sotme dhe paraqet një manovrim të mençur të Kryeministrit Albin Kurti.
Pikat e para të marrëveshjes janë katastrofale për Serbinë raciste sepse detyrohet ti njeh kufijntë e Kosovës dhe mosbllokimin e anëtarësimit të saj në OKB dhe Organizatat tjera ndërkombëtare.
Futja e marrëveshjeve të tjera në rendin e 7 e tutje, sidomos ajo e asociacionit serb i qet ato në rend të dytë, pas njohjes së Kosovës ku ka mundësi të përshtatjes së plotë të tyre me Kushtetutën e Kosovës si shtet unik.
Bërtimat serbe dhe të disa ndërkombëtarëve për qitjen e asociacioni serb në rend të parë janë të padrejta dhe të budallavta. Në përballje me qeveritarë të aftë e të vendosur si Albin Kurti, ata i humbin argumentet.
Shyqyr që populli nuk ja jep votat opozitës, sepse ata do të i nënshtroheshin presionit ndërkombëtar për ta bërë asociacionin serb para njohjes së pavarësisë.
Shtrohet pyetja, me kë është ky farë Enver Hasani?!
