Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mediat britanike publikojnë fotot: Këta 3 shqiptarë kërkohen për vrasje, 10 mijë paund për këdo që jep informacion

Mediat në Britani kanë publikuar fotografitë e tre shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim për një vrasje të kryer në Leamington Spa, një vit më parë.

Ata janë Kevin Vucini, 25-vjeç, Brigen Carrica “Qarrica”, 21-vjeç dhe Rrezon Cengu 22-vjeç, të cilët kërkohen urgjentisht nga hetuesit britanikë për t’iu përgjigjur pyetjeve për vrasjen e ndodhur në orët e para të së enjtes, 10 gusht 2023.

Autoritetet britanike kanë vendosur edhe një shpërblim prej 10 mijë paund (për secilin) për këdo që jep informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre.

Ata janë të dyshuarit kryesorë në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Ben Daly.