![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/mehaj-liston-disa-nga-te-arriturat-e-tij-gjate-dy-viteve-sa-ishte-ne-krye-te-fsk-se_64d4e3bc0906c.png?resize=710%2C375&ssl=1)
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përmendur disa nga të arriturat më të theksuara gjatë këtyre dy vite e katër muaj qeverisje.
Përmes një postimi në në Facebook, ai ka listuar rritjen e buxhetit, investimet në armatime, rritjen e numrit të ushtarëve, lënda “Edukim për Siguri”, shtimin e oficerëve, marrëveshjet për blerje shtet me shtet, krijimin e njësisë Speciale, heqjen e numrit të kufizuar të forcave, ligjin për policinë ushtarake, ligjin për Agjencinë e Intelegjencës, Ligjin për ombudpersonin në FSK, blerjen e armatimit modern sipas standardeve të NATO-s.
Po ashtu, Mehaj përmendi edhe heqjen e kufizimit të numrit për ushtrinë e Kosovës, zgjerimin e rrjetit të atashëve të mbrojtjes, trajnimet jahstë vendit, dorcimine bashkëpunimit rajonal, realzimin e buxhetit dhe planit të punës mbi 90% për dy vite e gjysmë.
Ashtu si dhe realizimin për herë të parë të operacioneve apo misioneve ndërkombëtare të FSK-së.