Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hyni Mehani, ka kritikuar PDK-në për, siç ka thënë, përdorimin e UÇK-së dhe vendimit të 16 shtatorit në Hagë për përfitime politike.
Mehani ka akuzuar PDK-në se po tenton të ndajë qytetarët në “me UÇK-në” dhe “kundër UÇK-së”, duke ngritur edhe pyetjen për përgjegjësinë e atyre që votuan themelimin e Gjykatës Speciale
Ai ka pyetur gjithashtu pse ndryshimet ligjore, për të cilat pretendohet se mund të ndikonin në vendimet e Speciales, nuk janë propozuar më herët.
Në fund, Mehani ka kritikuar reagimet e fundit ndaj vendimeve të Speciales, duke thënë se “historia do t’i mbajë mend” ata që, sipas tij, ia krijuan Gjykatën Speciale UÇK-së.
Psotimi i plotë:
Gërrditshëm!
Tendenca e PDK-së me fitu poena politikë në emër të UÇK-së dhe vendimit të 16 shtatorit në Hagë është e gërrditshme.
Me provu me e nda popullin e Kosovës kush është me UÇK dhe kush është kundër UÇK-së, përveç e gërrditshme është edhe e poshtër.
Nëse e bëjmë këtë ndarje: ata që e votuan gjykatën speciale në cilën anë e gjejnë vetën?
UÇK është ADN-ja e qënies tonë si shtet e shoqëri dhe në krye të saj do të qendrojë përgjithmonë Komandati Legjendar ADEM JASHARI.
Ka të tillë që nuk e duan UÇK-në, ashtu siç ka të tillë që kanë përfitu e dojnë me vazhdu me përfitu në emër të saj, të dy palët janë e njëjta gjë, e gërrditshme dhe e poshtër.
Nëse vendimet e gjykatës në Hagë paska qenë e mundur të ndalën me ndryshime ligjore brenda dy-tre ditëve, pse nuk i keni propozuar këto ndryshime më herët por e pritet derisa gjykata mori vendim për dënime?!
Nëse me dhunën që po e ekspozoni sot, po provoni të bëni paqe me mëkatin tuaj, kjo mund të ju çlirojë për një moment, por historia do të ju mbajë mend si njerëzit që ia maruan gjykatën speciale, UÇK-së.
Këtë fakt nuk e ndyshoni dot, dhe me këtë mëkat do të jetoni përgjithmonë!
Nuk shplaheni dot.
