Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mehmeti: KPM-ja ka nisur mbledhjen e provave për videot kërcënuese që janë transmetuar në platformat kosovare

Anëtari i KPM-së, Jeton Mehmeti, ka treguar se mbrëmë disa qytetarë kanë njoftuar se disa nga operatorët e shpërndarjes që janë të licencuar nga KPM po transmetojnë në platformat e tyre video mesazhe kërcënuese.

Sipas Mehmeti, këto video mesazhe janë kërcënuese për rendin dhe sigurinë kombëtare.

Ndërsa ka njoftuar se, sot kanë filluar menjëherë me mbledhjen e provave.

“Mbrëmë jemi lajmëruar nga qytetarë të shumtë se disa nga operatorët e shpërndarjes që janë të licencuar nga KPM po transmetojnë në platformat e tyre video mesazhe kërcënuese për rendin dhe sigurinë kombëtare. Sot kemi filluar menjëherë me mbledhjen e provave. Nesër i analizojmë gjetjet kurse të martën vendosim për rastin në mbledhjen e Komisioni”, ka thënë Mehmeti në një postim në facebook.