Aktuale

Merr fund arratia e 3 të rinjve që shisnin kokainë në shkollat e Tiranës, arrestohet dhe një “taksixhi” (EMRI-PAMJE)

Efektivët e Tiranës kanë vënë në pranga 4 shtetas të dënuar për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Klodian Duro, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton të jetë dënuar me 5 vite burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sakaq bëhet me dije se në 2025, 41-vjeçari ka shitur doza Kokaine, përmes një automjeti me shërbim taksi, të cilin e drejtonte në mënyrë të parregullt.

Po ashtu thuhet se në pranga kanë rënë shtetasit K. D., 27 vjeç, M. C., 22 vjeç dhe M. K., 30 vjeç, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Treshja në fjalë, ka qenë në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, pasi akuzohen se për shitje të lëndëve narkotike, në doza, në afërsi të institucioneve arsimore në kryeqytet.

Të Ngjashme