Nga BoldNews.al
Kompania “Besta”, në pronësi të sipërmarrësit Robert Zyka, është një prej atyre që nuk ka krijuar një profil të lartë publik, krahasuar me shumë shoqëri të ngjashme që operojnë në fushën e tenderave publikë në fushën e ndërtimit.
E, megjithatë, ajo duket se ka vendosur një lloj “hegjemonie” në procedurat e prokurimit publik që zhvillohen nga njësitë vendore në qarkun e Beratit. Kjo, ndoshta e ndihmuar nga fakti se “Besta” shpk është me seli në Berat.
Një vëzhgim i kryer nga “Boldnews.al” mbi tenderat e fituar nga kjo kompani tregojnë një fakt interesant-në shumicën e tyre, ku vlerat e fondit limit variojnë nga disa qindra mijëra deri në disa milionë euro, “Besta” shpk është shpallur fitues në procedura me ‘flamur të kuq”. Në një pjesë të tyre, shoqëria ka qenë pjesëmarrëse e vetme ose ka dalë fituese pas skualifikimit të konkurentëve të tjerë.
Natyrisht, ngritja e një “flamuri të kuq” nuk përbën domosdoshmëri për të konsideruar një tender të dyshimtë apo të paracaktuar. Por, kur kjo situatë përsëritet shpesh e më shpesh, ka vend për të ngritur një pikëpyetje të madhe mbi mënyrën se si janë organizuar këto procedura e se si kanë arritur të kanalizojnë miliona euro publike në llogaritë e shoqërisë së Robert (Bert) Zykos.
NEWS Raportimet për gra me shami që tentonin të afronin të miturit në Tiranë, policia del me reagim zyrtar (Foto)30 mln euro në pushtetin lokal
Kompania “Besta” shpk është e fokusuar kryesisht në pjesëmarrjen në tenderat e infrastrukturës, të zhvilluara në njësitë administrative të pushtetit lokal.
Redaksia bëri një kërkim në portalin informativ “openprocurment.al” mbi procedurat e fituara nga “Besta” në bashki të ndryshme të vendit. Të dhënat tregojnë se vlera e fondit limit të tenderave të fituar nga kompania e Zykos e kalon shumën e 30 milionë eurove.
Nga totali, shoqëria “Besta” është shpallur fituese si garuese e vetme në procedura me një fond limit total prej rreth 6 milionë euro. Ndërsa, në tenderat e tjerë të fituara, “Besta” shpk ka qenë pjesë e bashkimit të operatorëve.
Gjithashtu, të dhënat tregojnë se kompania e Robert (Bert Zykës) është shpallur më së shumti fituese në qarkun e Beratit, përfshirë bashkinë e Beratit, Kuçovës, Dimalit e Skraparit. Ndërkohë, fitoret e “Bestas” kanë një shpërndarje më të kufizuar në Kavajë, Durrës e Rrogozhinë.
“Flamujt e kuq”
Një pjesë e konsiderueshme e tenderave të fituar nga “Besta” shpk dallohen për “flamurin e kuq”, një indikator që ngrihet në rastet kur procedurat e prokurimit publik zhvillohen në mungesë të konkurencës.
NEWS E trishtë! Shuhet aktorja e njohur“Boldnews.al” ka veçuar disa prej këtyre procedurave, të cilat janë edhe më domethënëse, për shkak të vlerës së fondit limit.
– Në maj të vitit 2026, kompania “Besta” u shpall fituese në tenderin “Mbrojtje lumore në të dy anët e përroit të Malindit, në këmbët e Urës së Malindit, hyrje – dalje”, të zhvilluar nga Bashkia Skrapar. Fondi limit për këtë procedurë ishte rreth 300 mijë euro. Në tender marrin pjesë 8 operatorë ekonomikë. “Besta” shpk u shpall fituese, pasi u skualifikuan tre konkurentëtë me ofertë më të ulët.
– Në dhjetor të vitit 2025, “Besta” e Bert Zykës u shpall fituese në tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Kuçovës për “Rikualifikim i rrugëve Berati, Çamëria, Perondia, Gjon Buzuku”. Procedura kishte fond limit rreth 150 mijë euro. Në garë morën pjesë dy konkurentë, njëri prej të cilëve u skualifikua për mos-përmbushje kriteresh.
– Në Prill 2025, shoqëria e Robert (Bert Zykës), u shpall fituese në tenderin “Rikualifkim urban në lagjen “5 Shtatori”, Çorovodë, blloku nr.1 (faza e I), Bashkia Skrapar, me fond limit mbi 400 mijë euro. Në garë morën pjesë 11 konkurentë. Gjashtë prej tyre, me ofertën më të ulët, u skualifikuan, para se “Besta” të shpallej fituese.
NEWS Ulen temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme– Në Janar të vitit 2024, “Besta” shpallet fituese në tenderin “Rehabilitim i nyjes se trafikut Mangalem”, zhvilluar nga Bashkia e Beratit, me fond limit 18.6 milionë lekë ose rreth 200 mijë euro. Në procedurë marrin pjesë dy konkurentë dhe shoqëria e Bert Zykës shpallet fituese pasi garuesi tjetër u skualifikua.
Në foto: Tabelë punimesh e “Besta” shpk në bashkinë e Beratit
– Në shtator të vitit 2022, “Besta”, në bashkëpunim me kompaninë “Llazo” shpallet fituese në tenderin 4.5 milionë euro të zhvilluar nga Bashkia e Beratit, për “Rindërtimin e shkollës së mesme ‘Bab Dudë Karbunara”. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tender morën pjesë 4 operatorë ekonomikë, tre prej të cilëve u skualifikuan me argumentin se nuk plotësonin të gjithë kriteret.
Procedura të ngjashme janë të shpërndara në vite të tjera e në njësi vendore të tjera, përfshirë në Bashkinë Durrës, e në Bashkinë Dimal.
