Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministri maqedonas: Marrëdhëniet pozitive Kosovë-Serbi vendimtare për rajoni

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovksi, ka thënë këtë të shtune se marrëdhëniet pozitive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë ndikim vendimtar për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Spasovski ka deklaruar se Marrëveshja Bazë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, e dakorduar fillimisht në Bruksel, dhe e përforcuar me aneksin e saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut, “është vlerësuar si një arritje e madhe me kontribut rajonal”.

“Shumë konflikte dhe luftëra penguan zhvillimin e rajonit tonë dhe të vendeve tona. Është e qartë se siguria është baza e zhvillimit të një vendi, por edhe e një rajoni”, ka potencuar ai, transmeton rrjeti ballkanik i lajmeve “N1”.

Ministri maqedonas theksoi se jemi lodhur duke na quajtur “fuçi baruti”, një shprehje e përdorur nga studiuesi i Ballkanit, dhe autori i librit “Histori e Ballkanit”, George Castellano, përcjell AP.

Siç mendon ai, “është koha që rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëhet shembull i një rajoni të sigurt”, dhe kjo sipas tij “pa çështje të hapura”, dhe me marrëdhënie “të mira fqinjësore dhe bashkëpunim më të fortë rajonal”.

“Në fund të fundit, ne të gjithë kemi një qëllim – të jemi pjesë e familjes evropiane, të zbatojmë vlerat evropiane dhe të ofrojmë një standard më të mirë jetese”, nënvizoi Spasovski.