Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministria e Mjedisit: S’ka më nevojë për leje për vendosjen e paneleve solare për konsum familjar

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se më qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen për leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare fotovoltaike për konsum familjar, me kapacitete të instaluara deri në 7 kW.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të punës sonë për Dekarbonizim dhe në përputhshmëri me Acquis të BE-së, kemi bërë Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 08/2013 për Ndërtimet për të cilat nuk kërkohet leje ndërtimore, rrjedhimisht, qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për VENDOSJEN E PANELEVE SOLARE fotovoltaike për konsum familjar, me kapacitete të instaluara deri në 7 kW.

Në nenin 2, paragrafin 2, të Udhëzimit Administrativ bazë, kemi bërë plotësim ndryshimin me paragrafët e rinj 2.15 dhe 2.16, si në vijim:

2.15. Vendosja në çati e paneleve solare fotovoltaike, për prodhim të energjisë elektrike për vet-konsum, që janë konsumator familjar, me kapacitet të instaluar deri në 7 kW, siç definohet me legjislacionin përkatës për energji.
2.16. Vendosja e termoizolimit në muret e jashtme të shtëpive familjare ekzistuese, por të cilat nuk e ndryshojnë dukjen/fasadën dhe nuk bien ndesh me nenin 14 nën-paragrafi 1.5 të Ligjit Nr. 04/L-110 për Ndërtim.