Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Ministria mbrojtjes e Turqisë publikon një video të forcave paqeruajtëse turke të cilët janë nisur për Kosovë

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, ka publikuar një video ku shihen forcat turke duke u nisur për Kosovë.

Në njoftim thuhet se këto forca paqeruajtëse turke do të nisen në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit në Veri.

”Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, batalioni komando i Komandës sonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz) i caktuar në rajon filloi të shpërngulet në Kosovë”, thuhet në njoftimin në Twitter.

NATO e ka përshendetur vendosjen e këtyre forcave në Kosovë, duke e parë si forcim të sigurisë.

Të hënën disa pjesëtarë të KFOR’it mbeten të lënduar si pasojë e përleshjeve me protestuesit serbë, që nga institucionet e Kosovës cilësohen si banda kriminale serbe. /Gazeta Express


Related posts
Lajme

Tahiri: Kurti mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin

Lajme

Kuvendi mban tri seanca plenare, njëra për rezervat shtetërore

Lajme

Gazetari zbardh detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë, dyshohet se autori iku me makinë

Lajme

Foto/ Identifikohet autori i plagosjes së policit të “Shqiponjave”, Balla: I bëj thirrje të dorëzohet