Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të gjendjes së saj jo të mirë. Ka qenë e ëma e saj që e ka bërë të ditur lajmin duke shprehur shqetësimin për të bijën. Pas deklaratave të Fjollës, Fisnik Syla ka bërë një reagim të gjatë ku shprehet se nuk duhen marrë për bazë akuzat dhe deklaratat e këngëtares dhe kërkoi që ajo të mirëkuptohet.
“Reagim publik.
Të nderuar, po e ndjej të nevojshme ta bëj këtë sqarim për opinionin lidhur me deklaratat e fundit që ka bërë F.M (emër i njohur për publikun). Tashmë siç jeni të dëshmuar, gjendja shëndetësore e personit në fjalë nuk është në stadin më të mirë të mundshëm dhe rrjedhimisht edhe ato që thotë nuk mund të merren si të vërteta e as nuk janë të vërteta. Po e ndjej si detyrim ndaj opinionit publik që të sqaroj të vërtetën mbi personat e përmendur në video, në veçanti mikut tim me inicialet D.K, i cili ka qenë një ndihmesë shumë e madhe e jona në kohën kur ajo ndodhej në paraburgim dhe e them pa mëdyshje që është nga personat më bamirës dhe më human që njoh. Lus të gjithë njerëzit që ta mirëkuptojnë gjendjen e rënduar të zonjës në fjalë dhe të anashkalojnë deklaratat e pavërteta të saj.”, shkruan ai.