Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mitrovicë, vëllai e gjuan me armë vëllain, arrestohet

Policia ka raportuar se një person në Mitrovicë e ka gjuajtur me armë zjarri vëllain e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak, ndërsa me aktvendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE & PERDORIMI I ARMËS – Rr. Mehmet Aqif Aksoy, Mitrovicë 02.09.2023 – 12:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën –vëllain e tij kishte shkrepur armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës së lartcekur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak. Arma pistoletë e kal. 6 mm qe dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.”