Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Molliqaj: Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit

 
   

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka thënë se Asociacioni qëndron prapa veprimeve të kryeministrit Albin Kurti e që lidhen me tensionet në veri të vendit.

Sipas tij “Asociacioni është qendra dhe thelbi i tij”.

“Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit. Në objekte apo jashtë tyre; me polici ose pa të; me zgjedhje ose pa zgjedhje. Kurti sillet rreth Asociacionit. Asociacioni është qendra dhe thelbi i tij”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, procesi i dialogut po shkon drejt fundit.

“Drafti paska qenë qysh moti në tavolinën e Kurtit. Escobar tregoi se Kurti e paska, por nuk po e publikon draft-statutin. Publiku pra, kjo është çështje. Si t’ia bëjmë një veshje heroike fundit të një procesi që e vulos zvetënimin e krejt çfarë ishte dhe përfaqësonte? Kompetencat e autonomisë shkruhen në statut, kostoja politike imunizohet me polici. Asociacionit kompetencat e forta, kryeministrit figurën e fortë të policit. Të gjithë janë të kënaqur”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka shkruar se “Jemi përpara tërheqjes së madhe. Nuk po flasim për policinë, as për objektet ku do të punojnë kryetarët. Asociacioni është çështja”.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Katër pije që rekomandohet t’i konsumoni kur keni anemi

Lajme

Shokon Naim Miftari: Kjo teori e pistë mund të jetë shkaktari i vrasjes së Liridonës

Lajme

Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, kundërshtojnë kontrollet

Lajme

Këta janë të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares maqedonase