![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/momenti-i-arrestimit-i-nenad-orloviqit-i-njohur-si-rusi-i-dyshuar-per-sulm-ndaj-kfor-it_649575ed21179.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin Nenad Orloviq, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj.
Policia njoftoi se arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it më datën 29 maj 2023.
Ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore.
Në pamjet që janë publikuar në rrjetet rrjetet sociale mund ta shihni arrestimin e të dyshuarit Orloviq, i njohur si “Nemac” dhe “Rusi”.