Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mos bëni plane për të dielën/ Nesër rrebeshe dhe shtrëngata

Ditën e Diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit.

Në veriperëndim reshjet parashikohen me intenistet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi I erës me drejtim nga kuadrati I jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëeuar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë.
/5pyetjet.al