Aktuale

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër”/ Artan Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një emision televiziv, ka shpjeguar mesazhin e Ilir Metës ku ai i drejtohet Kastriot Ismailajt duke i thënë “më duhen 200 mijë”.

Hoxha tha se mesazhi është asgjësuar, pasi nuk lejohej përgjimi i personave me imunitet, por nuk e kupton pse prokurori i SPAK e ka përmendur në gjykatë ditën e sotme.

“Si material e kam publikuar unë në janar 2016. Në atë kohë Kryemadhi ishte në aleancë me zotin Basha.

Kastriot Ismailaj ka qenë në përgjim, është regjistruar ky mesazh. Në mesazh, ka qenë pjesë e dosjes 978 dhe në këtë mesazh, nuk thuhet emri i telefonit, pasi ka qenë e ndaluar të përgjoheshin deputetë, ministra, persona që kishin imunitet. Mesazhi është lëshuar në 22 qershor 2009, në 5 e 27 pasdite dhe është dërguar nga një numër, me tekst “nesër duhet të takohemi patjetër, më duhen 200 mijë patjetër, mos harro”. Ky ka qenë mesazhi.

Çfarë më çuditi mua? Me sa di unë, kur ka dalë ky mesazh, kisha një material që kisha siguruar nga një dosje e vjetër, kam patur materialin e përgjimit, janë përgjuar shumë njerëz. Por në rastin konkret, njësia që duhet të bënte përgjimin, kur haste që në përgjim është një politikan, duhet ta ndalonte. Kur unë e kam publikuar për herë të parë, prokuroria, më pas u rihap. Çfarë rezultoi? Më thirrën dhe më pyetën ky e ke gjetur. Mësova që ky material, pavarësisht nëse ishte apo si ishte, ishte i papërdorshëm juridikisht, pasi gjykata kishte marrë vendim që kjo pjesë e dosjes të asgjësohej. Më thanë kjo që ke ti, është e njëjtë me këtë që kemi në dosje, por është asgjësuar dhe nuk mund të përdoret juridikisht, nuk ka marrë vlerën e provës, pasi me vendim gjykate është asgjësuar.

Tani çudia që më bëri sot, e njëjta gjë që është e asgjësuar me vendim gjykate, prandaj nuk e kanë në dosje, përderisa ka vendim asgjësimi, atëherë çfarë ka ndodhur pas vitit 2016 që u riciklua dhe u rikthyer në seancë?”, deklaroi Hoxha.

Të Ngjashme