Sara Hoxha është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë”, mirëpo jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë eksperiencë të saj të re si aktore. Disa vënë në dyshim aftësitë e saj në aktrim e madje i përmendin edhe sfidën që fitoi në “Dancing with the Stars”, duke i thënë se nuk e ka merituar.
Sara ka reaguar duke specifikuar një koment, që e inkurajon të bëjë çfarë të dojë.
“Sara mos kerce, mos aktro, mos u vish, mos u zhvish, beji cicat, jo mos i bej. A thua Sara ka dale ne ankand e po mer leje ca te beje me jeten e sai! O Sara, o Gemini (Jetoje jeten si te ta doje qefi ty, me Ledrin pa Ledrin shijoje cdo moment e mos degjo asnje”- i shkruan një komentues.