Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Moti i keq shkakton 27 viktima në Pakistan

Shirat e dendur dhe erërat e forta vranë të paktën 27 njerëz, përfshirë tetë fëmijë, në veriperëndim të Pakistanit, thanë zyrtarët të dielën.

“Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për AFP zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan.

Stuhitë goditën katër rrethe të provincës Cyber Pakhtunkhëa të shtunën, shkruan REL.

Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën në rrethin Banu, duke përfshirë pesë vëllezër e motra nga mosha dy deri në 11 vjeç.

Më shumë se 140 persona u plagosën.

Tags: