Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përmes Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, ka publikuar listën e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret e përgjithshme dhe që do të vazhdojnë procedurën e mëtejme të rekrutimit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.
Sipas njoftimit, lista është publikuar në pajtim me nenin 7, paragrafi 3 të Rregullores (QRK) nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil.
Kandidatët që vazhdojnë në fazën e radhës të procesit të rekrutimit janë:
Arif Panxha
Avni Ramadani
Besnik Imeri
Bislim Hajdari
Fatbardh Sallahu
Ilir Tasholli
Luigj Dedaj
Naim Haziri
Naser Krasniqi
Shpend Shabani
Skender Llalloshi
Pozita është shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme me numrin e procedurës RN00019650, ndërsa kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen fazave të mëtejme të procedurës së rekrutimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
