Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mu dogj gjithçka që kisha…”! Qytetari në lot pas djegies së pallatit, e merr ambulanca

Një zjarr i përmasave të mëdha me flakë gjigande dogji fasadën e një pallati në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Banorët u nxorën me shpejtësi jashtë. Të tjerët që ishin pranë u larguan në perimetrin e sigurisë. Dëmet janë të mëdha.

Flakët nisën në orën 14:00. Sipas policisë zjarri nisi nga ballkoni i katit të fundit. Zjarrfikësja prej më shumë se tre orësh vijon betejën me flakët.

Drejtori i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj tha se për pak minuta flakët vihen nën kontroll. Zjarri ka shkaktuar tronditje tek banorët e këtij pallati. Disa prej tyre luteshin poshtë pallatit që flakët të shuheshin sa më shpejtë.

Njëri prej tyre në lot, i tronditur nga djegia e apartamentit tha se zjarri i dogji gjithçka. Banorit i erdhën në ndihmë mjekët që ishin aty me ambulancë për të kaluar këtë gjendje të vështirë që po kalon.