Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Muhaxheri: Kurti nga rezultati 3 me 0 ia ktheu lojën kundërshtarit

 
   

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Muhaxheri tha se Kurti me sjelljet e tij karshi ndërkombëtarëve po i krijon pozitë të favorshme për Serbinë në sytë e aleatëve. Sipas tij, Kurti nga rezultati 3 me 0 e kthen lojën në favor të kundërshtarit.

Të hiqesh nga aleanca me ShBA-në e BE-në dhe të tentosh të bësh diçka tjetër dhe të na sjellësh në pozitën që Serbia për herë të parë të jetë më në favor se na, është sikur ta kthesh prej rezultatit 3-0 t’ia japësh lojën kundërshtarit”, ka thënë Muhaxheri në Rubikon.

Sipas Muhaxherit, me këtë qëndrim që e ka marrë kjo qeveri Kosova po largohet nga diskursi ose orientimi properëndimor.