Analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq ka deklaruar se Hungaria nën udhëheqjen e Viktor Orbanit po përbënte kërcënim për funksionimin e Bashkimit Evropian si aktor i politikës së jashtme.
Ai ka bërë të ditur se për këtë çështje ka diskutuar me gazetaren Melissa Chan, duke theksuar ndikimin e Orbanit në rajon.
“Kam folur me Melissa Chan për mënyrën se si Hungaria e Orbanit është bërë një kërcënim ekzistencial për funksionimin e BE-së si aktor i politikës së jashtme dhe si ai është bërë sponsori kryesor i regjimeve joliberale evropiane, mbi të gjitha në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Mujanoviq.
Sipas tij, ndikimi i Orbanit shtrihej përtej Hungarisë, duke ndikuar në forcimin e regjimeve joliberale në rajon.
