![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/mujku-pritej-qe-ne-vendin-ku-u-kidnapuan-policet-te-kete-hetues-edhe-diten-e-dyte-por-ska-pasur_64935c6337476.jpeg?resize=850%2C433&ssl=1)
Gazetarja Rina Mujku, ka folur rreth rrëmbimit të tre policëve në veri të Kosovës nga serbët.
Mujku tha se hetuesit ishin parë në ditën e rrëmbimit të policëve, por jo edhe një ditë më pas.
“Ditën e parë, përveç njësive speciale, ka pasur edhe pjesëtarë të KFOR-it që bënin matje, ka pasur edhe tri postblloqe të tjera të KFOR-it, kryesisht italian dhe amerikan, që kanë kontrolluar hyrje-daljet e rrugëve të tjera anësore, derisa janë bërë të gjitha filmimet e hetimet e nevojshme… Kemi pritur që do të ketë hetues edhe një ditë më pas, por nuk ka pasur hetues e zyrtarë policorë, madje as policë kufitarë që kanë qëndruar atje”, ka thënë Mujku.
Mujku potencoi se një ditë pas kësaj ngjarjeje nuk ka pasur as forca të policisë e as të KFOR-it në pjesën ku ndodhi rrëmbimi e deri te kufiri.
Ajo theksoi se policët kanë qenë duke u ushqyer në momentin që e kanë vërejtur dikë të dyshimtë teksa u është afruar dhe e kanë lajmëruar me radiolidhje bazën dhe kolegët e tyre, por që, sipas saj, ajo është ndërprerë pa arritur që saktësohet lokacioni.