Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musk: Starlinku do të sigurojë internetin për organizatat humanitare në Gaza

Pronari i rrjetit social “X” dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk, thotë se Starlinku do të mundësojë lidhjen e internetit me organizatat humanitare të njohura ndërkombëtarisht në Gaza.

Kështu ka bërë të ditur Musk në llogarinë e tij në “X”.

Kompania palestineze e telekomunikacionit që ofron shërbime celulare për Rripin e Gazës, njoftoi se për shkak të bombardimeve intensive, ka pasur ndërprerje të plotë të shërbimeve të telekomunikacionit.

Në fillim të agresionit rus kundër Ukrainës, Musk u siguroi ukrainasve internetin përmes satelitit Starlink të SpaceX.

Gaza pa qasje në internet teksa Izraeli intensifikon sulmet

Tags: