Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu: Kurti e sheh në ëndërr Thaçin – Edhe i vdekur, Thaçi ka më shumë peshë se ai

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka deklaruar se kompleks i kreut të ekzekutivit kosovar është mospozicionimi i tij në historinë e vendit sikurse ish-presidenti Thaçi.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Musliu ka deklaruar se kompleksi i Kryeministrit Kurti mbetet mosbarazimi i peshës së tij politike me atë të ish-presidentit Thaçi.

“Kurti edhe në ëndërr e sheh Hashim Thaçin. Qe dy vite Hashim Thaçi është jashtë politike duke u merr me problem të tjera, duke u sfidu për Kosovën e ky akoma merret me të. Hashim Thaçi edhe i vdekur ka më shumë peshë se Kurti. Ky vuan nga ky kompleks…momentin kur do të kthehet e përmend Thaçin, vuan të jetë ai”, ka deklaruar ajo. “Ky e ka kompleks pse historia nuk e ka pozicionuar në vendet ku ka qenë Thaçi”