Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për deklaratat e sotme: As nuk je duke e mbrojte interesin dhe as miq tanimë nuk ke

Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet se i humb dhe qeverisë nuk i konvenojnë sepse zhduket opozita, ka nxitur reagime të mëdha në vend.

Së fundi, përkitazi me këtë deklaratë ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.

Kjo e fundit ka shkruar në Facebook: Se Albini i frikësohet opozitës fol vetëfakti që nuk po raporton në Kuvend.

Postimi i plotë:

Se Albini i frikësohet opozitës fol vetëfakti që nuk po raporton në Kuvend.

Klauzolat e nenet nuk i interesojnë askujtë, mandatin e ke me i mbrojtë interesat e vendit dhe mos me hup miq.

As nuk je duke e mbrojtë interesin dhe as miq tanimë nuk ke!