Lajme

Musliu-Shoshi kërkon mbështetjen e Finlandës dhe Italisë për integrimin në BE dhe monitorimin e procesit ndaj çlirimtarëve në Hagë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar mbështetje nga shteti i Finlandës dhe Italisë për integrimin në BE dhe monitorimin e procesit ndaj çlirimtarëve në Hagë.

Kjo pas një takimi që ka zhvilluar me ambasadoren e Finlandës, znj. Eevamari Laaksonen, dhe ambasadorin e Italisë, z. Maurizio Antonini.

Më tutje Shoshi-Musliu thotë se në këtë takim ka thekësuar rëndësinë e angazhimit konkret diplomatik të të dyja vendeve që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të përfshihet në agjendën e Këshillit të BE-së dhe të procedohet më tej.

Reagimi i plotë:

KOSOVA MERITON PËRPARIM DREJT BE-SË, ÇLIRIMTARËT MERITOJNË DREJTËSI TË PAANSHME!

Në takimet me ambasadoren e Finlandës, znj. Eevamari Laaksonen, dhe ambasadorin e Italisë, z. Maurizio Antonini, diskutova për integrimin evropian të Kosovës, anëtarësimin në organizata të tjera ndërkombëtare dhe mbështetjen e nevojshme për avancimin e këtyre proceseve.

Theksova rëndësinë e angazhimit konkret diplomatik të të dyja vendeve që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të përfshihet në agjendën e Këshillit të BE-së dhe të procedohet më tej.

Në të dyja takimet shpreha shqetësimin lidhur me vendimin ndaj gjashtë çlirimtarëve në Hagë, duke theksuar kontributin e tyre në luftën për liri dhe në historinë e shtetit të Kosovës. Kërkova vëmendje të shtuar ndërkombëtare dhe monitorim të vazhdueshëm të procesit, me qëllim garantimin e respektimit të standardeve evropiane të drejtësisë dhe të të drejtave të të akuzuarve, për një gjykim të drejtë, transparent e të paanshëm.

Të Ngjashme