Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mustafa: Edi Rama vetëm shikon filma, nuk i intereson çfarë po ndodhë në Luginë

Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mosinteresim me atë se çfarë po ndodhë në Preshevë, Medvegje e Bujanoc.

Siç ka thënë ai, Rama vetëm “po shikon filma dhe me vite nuk interesohet”, kur është pyetur nëse ka pasur përpjekje nga ai që të bindë shqiptarët nga Presheva të garojnë me një listë të përbashkët.

​“Kryeministri Shqiptar Edi Rama vetëm ka shikuar filma, as që i ka interesuar në vitin 2020, as 2022 dhe këtë vit as që intereson se çfarë po ndodhë në Preshevë, Bujanoc dhe Mendvegjë”, ka thënë Mustafa në emisionin “Ditari”.

Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë qo do të mbahen më 17 dhjetor, do të marrin pjesë dy lista shqiptare, “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”, që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi dhe “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, që udhëhiqet nga Shaip Kamberi.

Për dallim nga Rama, siç ka thënë Mustafa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për unifikim.

“Apelet e tij kanë qenë që shqiptarët të dalin të unifikuar” tha ai.

Mustafa, ka thënë se lista e udhëhequr nga Shqiprim Arifi, nuk ka kandidatë të denjë dhe se vetëm është pengesë për listën tjetër me Shaip Kamberin.

Ai sheh pak gjasa që ndonjë kandidatë shqiptarë të sigurojë ulëse në parlamentin e Serbisë.

“Duhet të jemi të sinqertë… numri i popullatës në Luginën e Preshevës është ulur tej mase, të cilët për arsye të ndryshme janë larguar në Gjermani. S’ka me pas vota të mjaftueshme” tha ai.

Shaip Kamberi ka qenë dy herë i zgjedhur deputet në parlamentin e Serbisë.

 

Tags: