Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nagavci: Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, detajet për shpërndarjen e teksteve në fund të javës

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka mbajtur konferencë për medie në të cilin ka folur për punën që ka bërë kjo ministri përgjatë muajit korrik, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator. Sa i përket reagimit të Asociacionit të Komunave për vonesat në shpërndarjen e teksteve shkollore, ministria tha se në fund të kësaj jave do të bëhen të ditura të gjitha detajet për këtë proces.

“Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, viti ri shkollor fillon më 1 shtator. Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”.

“Sa i përket teksteve shkollore unë e kam parë reagimin e Asociacionet të komunave është një proces që përballemi me shumë sfida. Ne fund të kësaj jave do të njoftoj më hollësisht për gjithë procesin edhe ndryshimit që po planifikojmë për tekstet mësimore. Që nga marrja e mandatit jemi angazhuar që të kemi cilësi në tekste mësimore”.

“Janë një varg veprimesh në mënyrë që të sigurohemi se tekste që mësojnë fëmijët tanë të jenë sa më shumë cilësore. Në këtë linjë shpresoj që të arrijmë që më kohë të furnizojmë me tekste mësimore. Me sa jam njoftuar nga ekipi që negocion për kontratat për blerjen e teksteve, ka tekste shkollore që janë përcaktuar me shuma të mëdha, me 13,14, 15 euro”, tha ajo.