Aktuale

Shpendi i pandalshëm në Itali, sulmuesi kuqezi shënon tripletë në fitoren e thellë të Cesenës

Kristian Shpendi vijon të jetë i pandalshëm në Serie B, teksa në ndeshjen e sotme ka shënuar 3 gola, duke marrë topin e tripletës me vete në shtëpi.

Cesena fitoi me shifrat e thella 5-1 ndaj Ascolit, me Shpendin, që vijon të tregojë formën e tij të jashtëzakonshme.

Me këto paraqitje, sulmuesi e vë akoma më shumë në vështirësi trajnerin e Kombëtares, Rolando Maran, i cili duket të zgjedhje mes disa emrave që po bëjnë mirë këtë sezon./Top Channel

Të Ngjashme