Personi që shihni në foton e mësipërme është Elton Vrenozi, një prej personave të arrestuar për abuzimin seksual të 13-vjeçares nga Shkodra.
49-vjeçari nga Fieri u arrestua nga policia e Fierit, së bashku me Adrian Qerimin në Tiranë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie intime me 13-vjeçaren shqiptaro-amerikane që prej një jave ishte shpallur e humbur.
Gjykata ka caktuar ndaj të dyve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Sipas Policisë së Shtetit, ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.
Arrestimet janë kryer në kuadër të hetimeve për rastin e 13-vjeçares, largimi i së cilës nga banesa ishte denoncuar nga familjarët. E mitura u gjet në Tiranë dhe dyshoeht se është abuzuar nga disa persona të rritur në qytete të ndryshme të vendit.
Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë që dyshohet se kanë abuzuar me të miturën./ Shekulli

