Lajme

Ndalohen dy zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, dyshohet se punësuan kundërligjshëm disa persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka lëshuar aktvendim për ndalimin e dy zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën, përcjell Reporteri.net.

Sipas njoftimit, është lëshuar vendim për ndalimin e dy zyrtarëve me inicialet V.M. dhe V.M..

Ata dyshohet se kanë punësuar rreth 10 persona në mënyrë të kundërligjshme dhe se njërin nga këta persona e kanë punësuar si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, “përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm”.

Prokuroria ka thënë se në koordinim me Policinë po vazhdon veprimet hetimore për rastin.


Të Ngjashme