Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur lidhur me rastin e ndërrimit të një foshnje në Spitalin Amerikan 2.
Vitia ka thënë se në momentin e parë që është njoftuar për rastin ka kërkaur takim urgjentë me kryeinspektorin.
“Tani, në momentin e parë që unë kam marrë vesh si ministër, kam kërkuar një takim urgjent me kryeinspektorin, dhe kam kërkuar që ky rast të trajtohet me me me seriozitetin më të madh dhe të shihet se çfarë ka ndodhur. Dhe, me sa di, dje ka pasur një takim të kryeinspektorit dhe janë proceduar për komision disciplinor dhe vërejtje të tjera disa nga ata që për momentin supozohet që kanë bërë shkelje gjatë inspektimit. Kështu që, të gjitha masat do të merren, nuk do të tolerohet asnjë lëshim nga asnjë institucion”, ka thënë Vitia për Tëvë1.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në momentin që vërejnë shkeljet të tilla të lajmërojnë institucionet.
“Inkurajoj të gjithë që në momentin që vërejnë shkelje të tilla në të gjitha institucionet, përfshirë këtu prapë po e përsëris kabinetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe administratën e
Ministrisë së Shëndetësisë, të lajmërohen dhe i siguroj që masat do të jenë të menjëhershme”,ka thënë Vitia.
Inspektorati Shëndetësor ka bërë të ditur se janë evidentuar shkelje në këtë rast, dhe ka marrë masa.
