Lajme

Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka vdekur pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra nga zjarri që përfshiu një hotel në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht.

E reja kishte pësuar djegie në rreth 85% të trupit. Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, ajo u transferua në Turqi për të marrë mjekim të specializuar, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj vijoi të ishte kritike, shkruan Euronewsal.

Zjarri në hotel shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit dhe si pasojë mbetën të plagosur gjashtë persona, në mesin e tyre edhe nga Kosova.

Disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve.

Të Ngjashme