Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare këngëtarja e njohur amerikane, Dolly Parton, ikonë e muzikës country. Lajmin e trishtë e bëri me dije familja e këngëtares përmes një videoje në profilin e saj në rrjete sociale.
Vdekja e saj erdhi pasi Parton njoftoi në maj se po anulonte një shfaqje në Las Vegas dhe tha se kishte qenë duke iu nënshtruar trajtimit për gurë në veshka.
Me një karrierë të shquar që zgjati dekada, Parton ishte artistja femër e muzikës country më e shitur e të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 160 milionë albume në të gjithë botën. Albumi i saj i parë ishte “Hello, I’m Dolly i vitit 1967′, dhe ajo vazhdoi të publikonte një mori hitesh, duke përfshirë “I Will Always Love You”, “9 to 5” dhe “Jolene”.
Ajo shkroi më shumë se 3,000 këngë dhe, një rekord prej 44 albumesh të saj, arritën në 10 vendet e para në listat e muzikës country. Ajo fitoi 11 çmime Grammy, tre çmime Emmy dhe ishte gati të merrte një çmim nderi Oscar për punën e saj humanitare në vitin 2026.
Parton ishte e njohur për përpjekjet e saj për të inkurajuar shkrim-leximin në të gjithë botën përmes Bibliotekës së Imagjinatës së Fondacionit të saj Dollywood, dhe gjithashtu përdori paratë e saj për të luftuar krizën e HIV/AIDS, për të financuar Kryqin e Kuq Amerikan dhe për të zhvilluar një vaksinë kundër Covid.
Në vitin 2022, ajo u vlerësua me Medaljen Carnegie të Filantropisë.
