Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Në 24 orët në vijim…”/ Shqipëria “goditet” nga stuhia, Veliaj apel qytetarëve: Bëni kujdes

Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta

Prej më shumë se një ore një stuhi e fuqishme ka përfshirë kryeqytetin duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugë dhe trafik shumë të rënduar.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut.

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj siguron se ekipet e Bashkisë janë terren, ndërsa bën thirrje që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112.

“KUJDES – MOT I RËNDUAR. Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, e ngjashme me stuhinë Ciara që ka goditur Firencen dhe Toskanën gjatë natës. Ju lutem tregoni kujdes në 24 orët në vijim dhe ulni lëvizjet e panevojshme gjersa situata të normalizohet! Ekipet tona janë aktualisht në terren për çdo emergjencë. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje. Mirënjohje për mirëkuptimin! Tel: 112 për emergjencat. Bashkë. Pa panik e me solidaritet”, shkruan Veliaj.

Edhe vendi ynë është goditur mesditën e sotme nga stuhia “Ciaran”, që më herët ka prekur Evropën Veriperëndimore dhe kryersisht Italinë, Francën dhe Belgjikën.