Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në ditën e çlirimit, reagon Bytyçi: Kosova feston lirinë e paplotë – Skenarit të dhimbjes janë edhe disa ish-çlirues!

Analisti politik dhe profesori Enver Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për ditën e çlirimit të Kosovës, të cilë e quan dita e fitorës së NATO-s kundër mizorive dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve.

“Përjetë mirënjohës NATO-s, gjeneralit Ëesli Clark, presidentit Clinton, zonjës Olbright, diplomatit të famshëm Holbrook, ministrit të Jashtëm gjerman, Fischer, ministrit të Mbrojtes së Gjermanisë, Scharping, kryeministrit britanik, Tony Blair, zotit Solana, pra SHBA-ve dhe anëtarëve të NATO-s! Kurrë jo mirënjohje për bashkëpunëtorët e Serbisë në NATO si Lamberto Dini i Italisë, por respekt për kryeministrin e kohës, D’Alema! Respekt edhe për presidentin Shirak dhe kryeministrin grek, Simitis apo atë spanjoll, Aznar!”, shkruan profesori.

Bytyçi thekson se Kosova feston lirinë e dhuruar nga NATO por me çmimin e madh që pagoi.

“Kosova u çlirua se Presidenti historik, Ibrahim Rugova, për një dekadë iu imponua Perendimit me diplomacinë dhe politikën e tij të zgjuar! U çlirua edhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u bë aleat i NATO-s!”, shton tutje ai.

Profesori thotë se sot fesohet dita e lirisë së paplotë!

“Sa kohë që në veri të Kosovës nuk është vendosur rregulli shtetëror dhe rendi ligjor i së drejtës, aq kohë Kosova nuk mund të jetojë e lirë! Nëse një pjesë e atdheut rënkon në robërinë e ambicieve të krijimit të “Botës serbe”, çdo pjesë e kombit ndjen dhimbje! Fatkeqësisht pjesë e skenarëve të dhimbjes janë tashmë edhe disa nga ish-çliruesit e Kosovës! Akoma më e rrezikshme është renditja me shkaktarët e dhimbjes e disa politikanëve shqiptarë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Sot është 12 qershori – dita e çlirimit të Kosovës nga pushtuesve, dhunuesve dhe sunduesve serbë të Beogradit. Dita e fitores së NATO-s kundër mizorive dhe genocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve! Dita e paharrueshme e lirisë!

Përjetë mirënjohës NATO-s, gjeneralit Ëesli Clark, presidentit Clinton, zonjës Olbright, diplomatit të famshëm Holbrook, ministrit të Jashtëm gjerman, Fischer, ministrit të Mbrojtes së Gjermanisë, Scharping, kryeministrit britanik, Tony Blair, zotit Solana, pra SHBA-ve dhe anëtarëve të NATO-s! Kurrë jo mirënjohje për bashkëpunëtorët e Serbisë në NATO si Lamberto Dini i Italisë, por respekt për kryeministrin e kohës, D’Alema! Respekt edhe për presidentin Shirak dhe kryeministrin grek, Simitis apo atë spanjoll, Aznar!

Kosova feston lirinë e dhuruar nga NATO, por me çmimin më të madh të mundshëm që ajo vetë pagoi. Dhjetëra mijë të masakruar e të përdhunuar, qindramijë të dëbuar e banesa të shkatërruara! Një bilanc tragjik! Kosova u çlirua se Presidenti historik, Ibrahim Rugova, për një dekadë iu imponua Perendimit me diplomacinë dhe politikën e tij të zgjuar! U çlirua edhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u bë aleat i NATO-s!

Në fakt, sot festojmë ditën e lirisë së paplotë! Sa kohë që në veri të Kosovës nuk është vendosur rregulli shtetëror dhe rendi ligjor i së drejtës, aq kohë Kosova nuk mund të jetojë e lirë! Nëse një pjesë e atdheut rënkon në robërinë e ambicieve të krijimit të “Botës serbe”, çdo pjesë e kombit ndjen dhimbje! Fatkeqësisht pjesë e skenarëve të dhimbjes janë tashmë edhe disa nga ish-çliruesit e Kosovës! Akoma më e rrezikshme është renditja me shkaktarët e dhimbjes e disa politikanëve shqiptarë.

Ndaj, edhe pse festojmë 12 qershorit si ditë të çlirimit, duhet të luftojmë që Kosovën ta çlirojmë njëherë e përgjithmonë nga thonjtë e Serbisë! Deklarimet për bashkim kombëtar nuk janë mjeti i duhur i këtij misioni fisnik!