Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në Durrës zbulohet një bazë që përdorej për furnizim me armë nga grupet kriminale

Policia e Shtetit në Skuth të Durrësit, ka zbuluar një tjetër bazë që dyshohet se shërbente për furnizim e grupeve kriminale me armë zjarri.

Në këtë aksion policia ka bërë të ditur se arrestuar një person dhe ka sekuestruar kallashnikov, granatë, dylbi snajperi, krehër arme dhe mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme. Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës që dyshohet se shërbente si bazë, shtetasi A. S.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet nga Policia Shtetit.

Dy ditë më parë, Policia e Durrësit zbuloi një tjetër bazë kriminale, nga e cila u sekuestruan 4 kallashnikovë, 20 krehra dhe një sasi e madhe fishekësh.