Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në Gjakovë, një person e nxjerrë me forcë vajzën nga taxi dhe e hyp në një tjetër veturë

Dhuna fizike e verbale mbi gratë nuk mungon në Kosovë, e cila në disa raste shfaqet edhe publikisht, pa ndrojtje. Gjinia mashkullore shpesh tenton që duke ushtruar forcë fizike t’i rregullojë problemet.

Një rast mjaft shqetësues ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku në pamjet e publikuara shihet një vajzë të cilën një person e nxjerrë me dhunë nga një taxi.

Pa dëshirën e saj, duke e përdorur forcën fizike, personi në fjalë, i cili tashmë është arrestuar nga organet e rendit, e hip vajzën në një tjetër veturë.

Shkaku i këtij konflikti ende nuk dihet, ndërsa Policia deri më tani nuk ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

Pamje të siguruara tregojnë një burrë me inicialet M.U. duke goditur një vajzë dhe duke e nxjerrur me dhunë…