![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/ne-mitrovicen-veriore-shok-bomba-u-hodh-para-kafenese-ku-ishin-deputete-te-opozites-serbe_6491e0b3e2716.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Një shok bombë është hedhur të hënën gjatë natës para një restoranti në Mitrovicën veriore, ku ishin ulur deputetët e opozitës në Serbi, Aleksandar Jovanoviq Çuta, Danijela Nestoroviq dhe Miroslav Aleksiq.
Siç shkruan portali serb Kossev, ata ishin ulur në kafenenë e Hotelit BB në atë qytet kur ndodhi ngjarja.
Përfaqësuesit e opozitës, Miroslav Aleksiq dhe Aleksandar Jovanoviq Çuta, kanë qëndruar sot në Zveçan, ku, siç thonë ata, kanë ardhur për të përkrahur serbët e Kosovës.
Ata theksuan se është momenti i fundit për zgjidhjen e problemit në veri të Kosovës.
Pas deklaratave të shkurtra për një numër të vogël të mediave, 4-5 qytetarë kanë reaguar dhunshëm, ndërsa pjesa tjetër e turmës e ka ndjekur me qetësi.