Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ne nëse pyesim grekët, ata na sulmojnë me shumë kënaqësi”- Rama batuta dhe “kritika” për BE nga Sllovenia: Për t’iu bashkuar trenit me Ukrainën…

Kryeministri Edi Rama ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Europian, lidhur me antarësimin e mundshëm të Ukrainës në BE, përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku tha me ironi se nëse merret për bazë për anëtarësimin në BE se cili vend është në luftë, atëherë sipas tij, të gjithë të pranishmit e Ballkanit Perëndimor në panel, do të sulmonin njëri-tjetrin, vetëm për t’u bërë pjesë e unionit.

Sipas Ramës, për t’u anëtarësuar në BE, Bullgaria do të Sulmonte Maqedoninë e Veriut, Serbia-Kosovën dhe anasjelltas, Bosnja veten dhe Greqia-Shqipërinë.

Ai shtoi gjithashtu se procesi i negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE nuk bëhet për të bindur BE-në se Shqipëria është e mirë për ta, por për të transformuar vendin.

“Më duhet të them që nuk jam aspak i paduruar, isha e paduruar përpara se të filloja negociatat, sepse kur na thoshin duam të martoheshim me ju, por nuk duam të flasim me ju. Tani që po flasim jemi mirë. Ne do të bëjmë punën tonë sepse në fund të fundit i gjithë procesi i negociatave të pranimit nuk është të bindim BE-në që ne jemi të mirë për ta, por të transformojmë vendet tona.

Negociatat për mua janë transferimi i dijes për shtetformimin që ka krijuar njerëzimi. Duke iu kthyer dëshirën unë nuk dua të tingëlloj si i errët këtu, por po dëgjoja Dritanin nga vendi i qejfit dhe diellit që përmendi dicka, ka një qëndrim natyral, sepse BE është një princip i rëndësishëm dhe kjo është ajo që e ka krijuar atë si një projekt i paqes në bazë të vlerave që Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar, por do të dëshiroja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor.

Përndryshe kur Dritani po fliste, po thoja kush duhet të sulmojë kë në këtë panel, për të marrë më parë anëtarësimin se Ukraina. Bullgaria mund të sulmojë RMV, Kroacia Serbinë, Serbia Kosovën, Bosnja veten. Ne nëse pyesim grekët që të na bëjnë nderin, edhe ata do na sulmojnë ne me shumë kënaqësi, Mali i Zi mund të shullehet në diell dhe ne jemi gati për t’iu bashkuar trenit me Ukrainën.

Prandaj këtë do ta përmblidhja në këtë formë. Duket paksa e errët, por pas kësaj historisë me avionin rus dhe duke e mbyllur me një notë pak më lartë, nuk e di nëse Rusia ka negociatën për të unifikuar orën, pasi ka 9 orë diferencë nga njëra zonë te tjetra. Putini tha: Mora Prigozhinin në familje për t’i thënë që avionic nuk po nisej ende”, është shprehur Rama.