![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/12/ne-shqiperi-sot-ka-nise-shperndarja-e-bonusit-te-fundvitit-per-700-mije-pensioniste_656da3ae14be2.jpeg?resize=600%2C396&ssl=1)
Këshilli i Ministrave miratoi të premten vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë (50 euro).
Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.
Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare, shkruan ATSh.
Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë (250 milionë euro), të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë (300 milionë) me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.