Lajme

Nëna amerikane pranon se vrau djalin 11-muajsh pas humbjes së kujdestarisë

jë grua 36-vjeçare në SHBA ka pranuar para gjykatës se ka vrarë djalin e saj 11-muajsh, pasi kishte humbur të drejtën e kujdestarisë ndaj tij.

Madeline Veronique Daly u deklarua fajtore për vrasjen e djalit të saj, Basil.

Sipas autoriteteve, ajo e qëlloi foshnjën në kokë me armë zjarri në dhjetor të vitit 2025, ndërsa ishte arratisur me të nga Wyoming në New Mexico, rreth 1 mijë kilometra larg, transmeton Klankosova.tv.

Daly u arrestua pranë Silver City, ku jetonte me djalin në një autokolonë. Kur policët mbërritën për ta arrestuar, ajo e qëlloi djalin dhe më pas tentoi të drejtonte armën edhe ndaj vetes, por u ndalua nga policët.

Sipas dokumenteve të policisë, ajo u kishte thënë hetuesve se nuk dëshironte që babai i fëmijës ta merrte atë dhe se nuk donte që djali të udhëtonte vazhdimisht mes Nebraska-s dhe Wyoming-ut. Për Daly-n pritet dënim deri në burgim të përjetshëm.

Të Ngjashme