Lajme

Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë

Familja Arifi ka njoftuar se varrimi i Bajram Arifit, 29-vjeçarit që u vra dje në fshatin Pogragjë të Gjilanit, do të bëhet të martën, më 13 tetor.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në mesditë, në varrezat e fshatit Pogragjë.

“Familjarë e miq të nderuar, ju njoftojmë se varrimi i më të dashurit tonë, Bajram Arifi, do të bëhet ditën e martë, më 13.10.2026, me drekë në varrezat e fshatit Pogragjë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim policor.

Të Ngjashme