Lajme

Nesër varroset 55-vjeçarja që u gjet e vdekur në Lumbardh të Deçanit

Trupi i pajetë i 55-vjeçares Shyhretë Pajaziti Malaj u gjet sot në rrjedhën e lumit Lumbardh në Deçan.

Familjarët e saj kanë njoftuar se ajo do të varroset nesër (të premten) në fshatin Gllogjan.

Ajo ishte raportuar e zhdukur ditë më parë.

Kurse, trupi i saj u gjet sot “7 kilometra e gjysmë nga vendi ku dyshohet se ishte aksidentuar”.

Të Ngjashme