Lajme

Nesër varroset Besire Kolgeci-Baraliu, kosovarja që humbi jetën pas një aksidenti në Francë

Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit Besire Kolgeci-Baraliut, gruas nga Kosova që dyshohet se humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Francë, disa javë më parë.

E ndjera do të varroset në varrezat e qytetit të Lingolsheimit të Francës, me fillim nga ora 14:00, njoftoi familja.

Sipas informacioneve të publikuara gjatë muajit qershor nga familjarët e saj, në aksident mbetën të lënduar edhe bashkëshorti dhe dy djemtë e saj, të cilët u trajtuan në një spital në Bazel.

Besire Kolgeci-Baraliu ishte me origjinë nga fshati Bukosh i Suharekës.

Të Ngjashme