Lifestyle

Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit

Kortizoli është thelbësor për të na dhënë energji. I njohur edhe si “hormoni i stresit”, kortizoli është subjekt debati. Edhe pse nxit metabolizmin, ai është i lidhur edhe me stresin kronik, ankthin dhe çrregullimet e gjumit.

Disa njerëz e prodhojnë atë me tepri, duke shkaktuar reaksione negative në trup. Mbingarkesa mendore, konsumi i tepërt i kafeinës dhe një dietë e pabalancuar janë vetëm disa nga shkaqet e rritjes së prodhimit të kortizolit. Për ta zvogëluar atë, ekspertët rekomandojnë gjashtë ushqime që mund të ndihmojnë.

  1. KosPërmbajtja e saj e lartë e proteinave ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe prodhimit të kortizolit. Bakteret që përmban përmirësojnë mikrobiotën e zorrëve. Ekspertët theksojnë se një mikrobiomë e ekuilibruar shoqërohet me menaxhim më të mirë të stresit dhe nivele më të ulëta të kortizolit.
    1. BananeBananet janë fruti më i mirë kundër stresit. Falë përmbajtjes së lartë të magnezit, ato relaksojnë sistemin nervor dhe stabilizojnë nivelet e energjisë. Ato janë gjithashtu të pasura me karbohidrate natyrale, duke ndihmuar në shmangien e rënies së menjëhershme të sheqerit në gjak.
      1. Çokollatë e zezëAshtu si kosi, çokollata e zezë është e pasur me magnez, i cili ndihmon në stabilizimin e prodhimit të kortizolit.
        1. Çaj jeshilPërveçse është një antioksidant i fuqishëm, çaji jeshil është ideal për rregullimin e kortizolit. Ai përmban L-theaninë, një aminoacid që nxit relaksimin, zvogëlon stresin dhe përmirëson përqendrimin.
          1. SalmonPërmbajtja e lartë e acideve yndyrore omega-3 zvogëlon inflamacionin dhe përmirëson reagimin e trupit ndaj stresit. Përveç kësaj, studimet tregojnë se vajrat e peshkut mund të kufizojnë aktivizimin e gjëndrave mbiveshkore (të cilat prodhojnë kortizol) në situata stresuese.
            1. Fruta të kuqe (manaferra)Ideale për konsum në mëngjes, manaferrat (boronicat, mjedrat) janë plot me antioksidantë. Ato ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ dhe niveleve të kortizolit.

Të Ngjashme