Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngjarje e rëndë/ Humbi kontrollin e biçikletës dhe u përplas me shtyllën e tensionit, humb jetën 24-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, me pasojë vdekjen e një shtetasi shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Lakonikis në Kalamata dhe sipas burimeve për mediat greke, i riu shqiptar duke udhëtuar me biçikletë, humbi kontrollin e u përplas me një shtyllë tensioni.

Për pasojë 24-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua për në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.