Komisioni për Vlerësimin e Performancës mbajti sot takimin e radhës, të udhëhequr nga Kryetarja Elza Bajrami – Kastrati, me pjesëmarrjen e anëtarëve Aleksandër Lumezi dhe Nazan Shero.
Gjatë takimit, Komisioni filloi analizimin e rasteve penale të prokurorëve të Grupit IV për vitin 2026, në kuadër të procesit të vlerësimit të performancës së tyre.
Anëtarët e Komisionit trajtuan çështjet që lidhen me ecurinë e analizimit të rasteve, duke u fokusuar në zbatimin e standardeve dhe kritereve të përcaktuara për vlerësimin objektiv, profesional dhe të paanshëm të performancës së prokurorëve.
Komisioni do të vazhdojë punën e tij në përputhje me kompetencat ligjore dhe planin e punës, me qëllim të garantimit të një procesi të rregullt, transparent dhe të bazuar në kriteret e përcaktuara për vlerësimin e performancës.
