Në Kuvendin e Kosovës ka filluar procesi i votimit për dy kandidatet për Presidente të vendit, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Megjithatë, në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës parlamentare.
Ndërsa opozita ka vendosur të bojkotojë punimet dhe të mos marrë pjesë në votim.
Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në sallë dhe të marrë pjesë në procesin e votimit.
